Regjisori i mirënjohur danez Lars von Trier është diagnostikuar me sëmundjen e “Parkinsonit”, njoftoi sot radioja lokale “DR” duke cituar “Zentropa”, kompania e tij kinematografike. Megjithatë, sipas radios “DR”, regjisori 66-vjeçar i filmave të tillë si “The Idiots” (Idiotët), “Antichrist” (Anti Krishti) dhe “Melancholia” (Melankolia) është në gjendje shumë të mirë, pavarësisht diagnozës. Ai është trajtuar për simptomat e “Parkinsonit”, por megjithatë do të jetë në gjendje të vazhdojë sipas planit punën për realizimin e serialeve të zhanrit “horror”, të titulluar “The Kingdom Exodus”. Von Trierit iu akordua “Palma e Artë”, çmimi më i lartë i akorduar nga Festivali i Filmit të Kanës në vitin 2000 për filmin “Dancer in the Dark” (Balerina e Errësirës), me protagoniste muzikanten islandeze Björk. Sëmundja e “Parkinsonit” avancon ngadalë dhe vret qelizat e trurit që prodhojnë dopaminën duke bërë që personi i prekur të humbasë kontrollin mbi lëvizjet e trupit dhe shkakton, mes të tjerave, të dridhura tipike të trupit. Shëndeti i regjisorit Lars von Trier ka qenë një temë e vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Në vitin 2018, ai u shpreh për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung” se ishte vazhdimisht i lodhur dhe mezi qëndronte zgjuar.https://ata.gov.al/2022/08/08/lars-von-trier-diagnostikohet-me-parkinson/
Lars von Trier diagnostikohet me Parkinson
RELATED ARTICLES