Ka një kolltuk bosh pranë një shtrati, në një shtëpi kujdesi në periferi të Tokios. Mbi atë kolltuk ndodhet një robot i vogël i bardhë me dy sy të mëdhenj e të rrumbullakët, shkruan corriere.it.

Nuk flet me një zë sintetik dhe nuk reciton fraza të programuara paraprakisht: ai përsërit fjalët, heshtjet madje edhe të qeshurat e një personi të vërtetë, i cili nga kilometra larg, përmes një ekrani, i dhuron praninë e tij dikujt që atë prani nuk e ka më.

Është një skenë që duket si fantashkencë, por në fakt është realitet i sistemit shëndetësor japonez.

Pas këtij avatari të vogël fshihet një ide që mjekësia po e merr gjithnjë e më seriozisht: vetmia nuk është vetëm një ndjenjë e trishtuar, por një faktor rreziku për shëndetin, i matshëm po aq sa duhanpirja apo hipertensioni.

Dhe nëse është një sëmundje sociale, atëherë dikush duhet ta trajtojë.