Europa Lindore dhe Rajoni i Baltikut do të jenën nën ndikimin e një sistemi me vranësira të shumta të cilat herë pas herë do të pësojnë zhvillime duke sjellë rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Gjithashtu me vranësira të shpeshta dhe  rrebeshe afatshkurta shiu parashikohet të jenë Vendet për rrethë  Alpeve të kontinentit Europian, Ballkanin Veriperëndimor si  edhe pjesërisht në Gadishulli Iberik. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit dhe pothuajse e gjithë Europa Qëndrore PARAQITET me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Po ashtu  ishujt Britanikë dhe pjesa më e madhe e gadishullit Skandinav pritet të jenë nën dominimin e motit të qëndrueshëm, KU kthjellimet më të dukshme do të jenë  përgjatë  brigjeve të deti të Veriut.