Përmirësohen dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke sjellë që në orët e para të mëngjesit intervale të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin e vendit. Gjatë paradites kalime vranësirash priten vetëm në Verilindje të territorit. Ndërsa orët vijuese sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, KU më të dukshme vranësirat parashikohet të jenë në Skajin Veriore dhe në Lindje të Maqedonisë së Veriut. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes POR rriten në mesditë duke u luhatur nga; 7°C temperatura më e ulët e shënuar në Kumanovë deri në 29°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Shkup;  Ndërkohë; Era MBETET me shpejtësi mesatare duke arritur deri në 40 km/h nga drejtimi Verior Veriperëndimor.