Deri në mesditë Republika e Kosovës parashikohet të jetë nën mbiztërimin e kthjellimeve të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugperëndimore. Ndërsa në skajin Verior pritet që të ketë kalime të pakta vranësirash. Përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes nëpër të gjithë territorin e Kosovës do të ketë kalime të lehta vranësirash, KU më të fokusuara ato do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore, POR mundësia për reshje është 0. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes POR rriten në mesditë duke u luhatur nga; 6°C temperatura më e ulët e shënuar në Mitrovicë deri në 28°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Prizren; Era do të fryjë mestare me shpejtësi jo më shumë se 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.


