Europa Jugore në pjesën më të madhe të saj parashikohet të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell dhe temperaturave të larta si pasojë e valëve të të nxhetit Afrikan. Gjithashtu nën ndikimin e motit të qëndrueshëm do të jetë edhe Europa Lindore. Ndërsa vendet Nordike dhe Britania e Madhe do të përfshihen nga një sistem me vranësira të shumta i cili do të prodhojë rrebeshe shiu. Poashtu pjesërisht Europa Qëndrore do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe lagështirës së lart në ajër të cilat do të krijojnë mundësi herë pas here për gjenerim reshjesh të cilat priten të jenë edhe në formë rrebeshi.



