Në një intervistë me ”Sunday Mirror”, sekretarja e Teknologjisë, Liz Kendall tha se një ndalim ishte “padyshim në diskutim”, ndërsa zbuloi se nëntë në 10 prindër kishin mbështetur kufizimet në stilin australian.

Ajo tha se “ka qenë një përgjigje vërtet dërrmuese nga prindërit dhe mendoj se prindërit po kërkojnë ndihmë dhe mbështetje. Ata e dinë se ka disa gjëra të mira që fëmijët mund të marrin prej saj medieve sociale, por janë të shqetësuar për atë që po shohin”.

Rreth 42 410 prindër iu përgjigjën konsultimit, duke sugjeruar se dhjetëra mijëra e kanë mbështetur një ndalim.

Komentet e Kendall janë treguesi më i fortë deri më tani se qeveria po përgatitet të prezantojë një ndalim.

Kryeministri britanik Keir Starmer premtoi veprime brenda “javëve, jo muajve” në një takim të martën me prindërit e fëmijëve, vdekjet e të cilëve ishin të lidhura me mediet sociale.

Por, komisionerja e fëmijëve e Skocisë, Nicola Killean, ka vënë në dyshim efektivitetin e një ndalimi, duke thënë se do të bënte “pak për të adresuar çështjet themelore siç janë algoritmet”.

Në paraqitjen e saj për konsultimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, ajo tha se provat mbi ndalimet ishin “të kufizuara, të përziera dhe ende në zhvillim”, duke shtuar se “kufizimet e përgjithshme mund të rrezikojnë zhvendosjen e përgjegjësisë nga platformat tek fëmijët