Ndërhyrja synon ruajtjen e origjinalitetit dhe forcimin strukturor të monumentit, duke i dhënë jetë të re kësaj pasurie kulturore dhe duke siguruar mbrojtjen e saj për brezat që vijnë.
Kulla e Turanit ishte përfshirë në listën e objekteve në risk të DRTK Korçë. Ajo ka një planimetri katrore me përmasa të vogla dhe një ambient në çdo kat, me funksion të përqendruar kryesisht në mbrojtje, gjë që vihet re edhe nga mungesa e dritareve dhe volumi i mbyllur. Kulla, e ndërtuar në shekullin XIX, ka një lartësi prej 15 metrash dhe ndahet në katër kate.





