Shfaqja “Si ne të dy” bazohet në veprën “Lojë martese” të Edward Albee.

Vite më parë, kjo dramë u vu në skenën e Teatrit Kombëtar, me protagonistë çiftin Trebicka. Tashmë Violeta Trebicka vjen si regjisore dhe roli i Gillian interpretohet nga e mirënjohura, Luiza Xhuvani.

Shfaqja sjell përpara publikut krizën në familje, të kapur në një moment kulmor, por që ka qenë aty prej 30 vitesh duke e bashkëshoqëruar marrëdhënien e çiftit hap pas hapi. Për autorin kriza është brenda natyrës njerëzore dhe për asnjë çast nuk i jep asaj karakter social.

Adhuruesit e teatrit do të mund të shohin edhe sonte në mbrëmje dramën “Si ne të dy”, në Teatrin e Metropolit.