Brigitte Bardot, plazhi i kinemasë merr emrin e saj

0
6

Vendimi u bë i ditur nga bashkia e qytetit të Kanës gjatë një ceremonie të shkurtër, ku “Plage du Cinéma”, hapësira ku zhvillohen çdo mbrëmje projeksione falas gjatë festivalit, u riemërtua “Plazhi Brigitte Bardot”.

Në nder të aktores, bashkia njoftoi gjithashtu se në plazh do të lejohen edhe qentë në orare të caktuara të ditës.

Vetëm një vit më parë, Bardot kishte kritikuar festivalin, duke e cilësuar “të mërzitshëm” dhe pa “mite” të vërteta të kinemasë, por tashmë duket se është vendosur një lloj pajtimi simbolik mes divës së kinemasë franceze dhe qytetit të Kanës.