“Shtigje të pastra, pyje të mbrojtura”

0
6

Në të gjithë vendin po vijon programi kombëtar “Shtigje të pastra, pyje të mbrojtura”, një nismë e ndërmarrë për mbrojtjen e mjedisit dhe mirëmbajtjen e shtigjeve turistike.

Parku i Shebenikut përfaqëson një destinacion të rëndësishëm për turizmin natyror dhe aventurën. Vizitorët frekuentojnë fshatin Llangë me banesat karakteristike prej guri, kishën e Koshorishtit, Shkallën e Skënderbeut, Gurrën e Ariut dhe monumente të tjera natyrore e kulturore të zonës.

Zona ofron gjithashtu mundësi për alpinizëm, hiking, rafting dhe aktivitete të tjera sportive, ndërsa ruan edhe traditën e punimeve artizanale, qëndistarisë dhe punimeve në dru.