Parku Kombëtar Lurë–Mali i Dejës shtrihet në një nga zonat më të pasura për biodiversitet në vend dhe përfaqëson një nga pasuritë më të rëndësishme të trashëgimisë natyrore shqiptare. I njohur për liqenet akullnajore të Lurës, pyjet e dendura të ahut e pishës dhe relievin alpin, parku tërheq çdo vit vizitorë vendas dhe të huaj, veçanërisht gjatë sezonit turistik.
Zona është konsideruar prej vitesh një prej destinacioneve më të veçanta të turizmit natyror në Shqipëri, ndërsa investimet e kryera në infrastrukturë dhe promovimi i vazhdueshëm synojnë ta kthejnë atë në një pikë referimi për turizmin malor dhe aventurën në natyrë.





