Muzeu Arbëresh që pritet të ngrihet në Vuno synon të shërbejë si një hapësirë muzeale bashkëkohore kushtuar historisë së arbëreshëve dhe emigrimit të tyre drejt Italisë.

Në Vuno u prezantua publikisht projektideja për Muzeun Arbëresh, një nismë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit në bashkëpunim me bashkinë e Himarës dhe studion projektuese.