Bashkëpunimi mes Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe Universitetit BOKU të Vjenës, një nga institucionet më prestigjioze në Austri dhe Evropë, po jep rezultate konkrete dhe po shndërrohet në një model të rëndësishëm bashkëpunimi europian në arsimin e lartë.
Rektorja e BOKU University, Eva Schulev-Steindl, vlerësoi progresin e projektit të përbashkët me UBT, duke theksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi universitar në rrugën europiane të Shqipërisë.





