Në Sinagogën e Sarandës shumë shpejt do të nisë një investim gjithëpërfshirës, që synon restaurimin dhe konservimin e monumentit.

Sinagoga e Sarandës është zbuluar nga gërmimet arkeologjike dhe është e  pasur me mozaikë me vlera të rralla.

Sinagoga e Sarandës mendohet se është ndërtuar nga pasardhësit e hebrenjve që u vendosën në bregdetin jugor të Shqipërisë rreth vitit 70 pas Krishtit. Megjithatë, në shekullin VI, sinagoga u zëvendësua nga një kishë.

Ajo është një nga objektet më të vizituara nga turistë vendas e të huaj, që shkojnë në Sarandë, duke qenë se është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të rajonit.