Një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore po hyn në një fazë të re zhvillimi përmes projektit “Rijetësimi i Kalasë së Shkodrës”, një investim i financuar nga BERZH dhe Bashkimi Europian, me zbatues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Projekti parashikon ndërhyrje në hapësirat e parkimit, sinjalistikë orientuese, si edhe restaurimin e muzeut të kështjellës, duke rritur cilësinë e shërbimeve për vizitorët.
Gjatë 2025 kalaja e Shkodrës u vizitua nga rreth 178 mijë vizitorë. Ndriçimi i ri i instaluar i ka dhënë kalasë një pamje tërësisht të re, duke nxjerrë në pah madhështinë dhe vlerat e këtij siti arkeologjik, një prej simboleve më të rëndësishme të Shkodrës.



