Komedia rrëfen historinë e tre personazheve me aftësi ndryshe, duke ndërthurur humorin me mesazhe të forta sociale mbi pranimin, barazinë dhe sfidën ndaj paragjykimeve që hasen në shoqëri. Përmes situatave komike, shfaqja arrin të përcjellë emocione dhe reflektim te çdo spektator.
“Është një komedi familjare me një mesazh të fortë për shoqërinë. Personat me aftësi ndryshe duhet të trajtohen njësoj si të gjithë të tjerët,” u shpreh për mediet regjisori.
Mesazhi kryesor i veprës është shpresa dhe vullneti për të ecur përpara pavarësisht sfidave.
Teatri “Skampa” vijon të mbetet një nga qendrat më aktive të jetës kulturore në Elbasan, me produksione që jo vetëm argëtojnë, por edhe edukojnë e ndërgjegjësojnë publikun.





