Të rinjtë korçarë, pjesë e ICT Clubs, programit të Bashkisë së Korçës për zhvillimin e aftësive në teknologjinë e informacionit, përveç përfshirjes së tyre në këtë fushë, kanë zgjedhur të kontribuojnë edhe në gjelbërimin e qytetit.

Duke iu bashkuar skuadrave të bashkisë për mbjelljen dhe shtimin e hapësirave të gjelbra në Korçë, këta të rinj dëshmojnë një shembull frymëzues të përgjegjësisë qytetare dhe përkushtimit ndaj komunitetit.

“Mbështetja e përvitshme e iniciativave qytetare në shtimin e gjelbërimit, një nga programet ku prej vitesh bashkia ka përkushtimin maksimal, është dëshmi e vlerave të çmuara të korçarëve që e duan vendin e tyre dhe kontribuojnë për të”, u shpreh kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo.