Pprill 1999, fshati Lybeniq i Pejës u përball me një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë, e njohur si Masakra e Dytë e Lybeniqit.
Pothuajse një vit nga masakra e parë (25 maj 1998), fshati u rrethua sërish nga forcat ushtarake dhe policore serbe, të cilat filluan filluan sulmin me granata që në agim.
Në një skenar të dhimbshëm human, forcat e këmbësorisë nxorën nga shtëpitë banorët e fshatit, gratë, pleqtë dhe fëmijët, që ishin strehuar nëpër bodrume. Pasi u konfiskuan mjetet e identifikimit dhe pasuritë vetjake, burrat dhe të rinjtë u veçuan nga pjesa tjetër e popullatës. Ky proces kulmoi me ekzekutimin e 66 personave, ndërsa 12 të tjerë mbijetuan me plagë të rënda. Gratë, fëmijët dhe pleqtë u dëbuan drejt kufirit shqiptar.
Ky moment dokumenton sakrificën civile dhe rrugëtimin e vështirë drejt lirisë. Ruajtja e kësaj kujtese shërben si dëshmi e krimeve kundër njerëzimit dhe si nderim për viktimat e pafajshme.





