Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e vranësirave në pothuajse gjithë territorin e Kosovës KU më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore duke gjeneruar reshje të pakta shiu e dëbore; Po ashtu edhe pasditja do të vijojë më vranësira të dendura POR nuk priten reshje; Në mbrëmje vonë pritet largim i vranësirave nga i gjithë territori i vendit; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga; 2°C temperatura më e ulët e shënuar në Mitrovicë deri në 15°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në Prizren; Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 38 km/h nga drejtimi permanent Verior.




