Sipas hetimit, pas pseudonimit fshihet Robin Gunningham, një artist grafiti i lindur në Bristol në vitin 1973, i cili më vonë do të kishte përdorur edhe emrin David Jones.

Investigimi i Reuters është bazuar në një analizë të gjerë të dëshmive në terren, materialeve video dhe gjurmimit të lëvizjeve të artistit në vende të ndryshme. Një nga pikat kyçe të hetimit kanë qenë veprat e shfaqura në Ukraine në fund të vitit 2022, autorësia e të cilave ishte konfirmuar nga vetë Banksy përmes profilit të tij në Instagram.

Zbulimi duket se përforcon dyshimet që ishin ngritur vite më parë nga tabloidi britanik Daily Mail, i cili kishte sugjeruar gjithashtu se Gunningham ishte personi pas identitetit të Banksy.

Megjithatë, edhe pse kjo teori është përmendur prej kohësh në media dhe studime akademike, identiteti i Banksy nuk është konfirmuar zyrtarisht nga vetë artisti, duke lënë ende hapësirë për debat rreth një prej mistereve më të mëdha të artit modern.