ISUV, garantohen analiza laboratorike sipas standardeve ndërkombëtare 

0
5

Enis Maçi, përgjegjës i kontrollit mikrobiologjik, bëri të ditur se sot në ISUV, është pranuar një kampion për analizë për salmonele.

Sipas tij, faza e parë e procesit ka përfshirë vendosjen e mostrës në inkubator, ndërsa fazat e tjera të analizës do të zhvillohen më pas. Analiza zgjat 5 deri në 7 ditë, pas të cilave hartohet raporti i punës dhe ngarkohet në sistemin zyrtar.

Ky laborator është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të garantuar siguri dhe cilësi në ushqimet e konsumatorëve, duke u bazuar në standarde ndërkombëtare dhe praktika të njohura të BE-së.