Studiuesit theksojnë se pesë faktorët kryesorë – nga hidratimi deri te lidhjet sociale – janë thelbësorë për përqendrimin, humorin dhe nje kujtesë më të mirë.

1. Hidratimi

Truri i njeriut përbëhet nga rreth 73% ujë, ndaj edhe ulja e dehidratimit mund të ngadalësojë përqendrimin, kujtesën dhe shpejtësinë e përpunimit të informacionit.

Kur organizmi humbet lëngje, sinjalet nervore bëhen më pak efikase dhe mund të shfaqen lodhje, irritim apo mungesë të përqendrimit.

2. Gjumi i mjaftueshëm

Ekspertët rekomandojnë shtatë deri në nëntë orë gjumë në natë.

Gjatë gjumit, truri konsolidon kujtimet dhe aktivizon sistemin e tij të pastrimit, i cili largon mbetjet metabolike që grumbullohen gjatë ditës.

Mungesa kronike e gjumit lidhet me reagim më të ngadaltë, përqendrim të dobët dhe ulje të aftësisë për të mësuar.

3. Lëvizjet fizike

Rreth 30 minuta aktivitet fizik në ditë përmirësojnë qarkullimin e gjakut në tru dhe stimulojnë prodhimin e faktorëve të rritjes neuronale, që ndihmojnë në shëndetin e neuroneve, të mësuarit dhe plasticitetin e trurit.

Aktiviteti fizik është i lidhur me përqendrim më të mirë dhe humor më të qëndrueshëm.

Nivelet e ulëta të aktivitetit lidhen me rënie më të shpejtë të funksioneve njohëse.

4. Drita natyrore e diellit

Ekspozimi në dritë natyrore për rreth 20 minuta në ditë ndihmon në rregullimin e ritmit cirkadian – “orës biologjike” të trupit – që kontrollon gjumin, energjinë dhe hormonet.

Kjo ndikon drejtpërdrejt në vigjilencën dhe performancën mendore. Mungesa e dritës natyrore lidhet me ulje të vigjilencës dhe fokusit.

5. Ndërveprimi social

Ndërveprimi me njerëz të tjerë aktivizon rrjete të shumta neurale dhe lidhet me shëndet më të mirë mendor dhe rrezik më të ulët të rënies njohëse.

Ekspertët sugjerojnë rreth 30 minuta ndërveprim social domethënës në ditë. Izolimi social afatgjatë lidhet me nivele më të larta stresi dhe me rrezik më të madh për rënie të funksioneve njohëse.

Sipas studiuesve, kombinimi i këtyre zakoneve të përditshme mund të ndihmojë në përmirësimin e fokusit, humorit dhe kujtesës, si dhe në mbrojtjen afatgjatë të shëndetit të trurit.