Monitorim me dron për zbulimin e zjarreve në Shkodër

0
6

Shkodra po pajiset me sistemin inteligjent të zbulimit të zjarreve dhe monitorimit me dron.

Shkodra bëhet bashkia e parë me një sistem të tillë inteligjent, duke siguruar më shumë mbrojtje.

I financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit IPA Montenegro–Albania, ky sistem siguron mbrojtje të natyrës nga zjarret me teknologjinë e së ardhmes.

Përmes këtij monitorimi të avancuar synohet menaxhim më efikas i situatave emergjente, duke mbrojtur jetën e qytetarëve, pasuritë dhe mjedisin.