Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji, bëri të ditur se do të ketë shtim të forcave në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë.Pjesëmarrja në KFOR synon të forcojë praninë dhe kontributin e Shqipërisë në stabilitetin dhe sigurinë në zonën e Ballkanit.