Tuesday, April 7, 2026
HomeSOCIALESHENDETESIMbi 300 ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Rajonal Memorial Fier në fillim të...

Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Rajonal Memorial Fier në fillim të 2026-ës

Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale janë kryer në Spitalin Rajonal Memorial Fier vetëm gjatë fillimit të vitit 2026, duke dëshmuar përkushtimin dhe profesionalizmin e ekipit mjekësor, si dhe standardet e larta të shërbimit të ofruara për qytetarët.

Spitali Rajonal Memorial Fier është investim i Turqisë, ofron shërbime të nivelit terciar për të gjithë rajonin e jugut të vendit.

Me një kapacitet prej 150 shtretërish, ky spital aplikon për herë të parë në vend modelin e autonomisë spitalore.

Spitali ofron shërbime në urgjencë, kirurgji, neurokirurgji, kirurgji kardiovaskulare, mjekësi interne, kardiologji, neurologji, sëmundje infektive, pneumologji, ortopedi dhe traumatologji.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments