Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet INSTAT dhe ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, me fokus forcimin e partneritetit institucional dhe mbështetjen për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit statistikor në vend.

Gjatë bisedës u vlerësua roli i rëndësishëm i asistencës zvicerane në modernizimin e statistikave zyrtare, rritjen e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e cilësisë së të dhënave, në përputhje me standardet evropiane.

Palët shprehën gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin, në funksion të rritjes së transparencës dhe besueshmërisë së statistikave zyrtare për publikun dhe institucionet vendimmarrëse.