KS Vllaznia është klubi shqiptar ifutbollit nga Shkodra, i themeluar më 16 shkurt 1919. Cilësohet si “Djepi i Futbollit Shqiptar” për faktin se eshte ekipi më i vjetër në vendin tone. Më 1929 klubi ndryshon emrin dhe u quajt Bashkimi Shkodran dhe në vitin 1930 debutoi në ligën kombëtare të Shqipërisë. Më 1935 klubi rimerr emrin e vjetër, emër që do të ndryshonte edhe dy herë të tjera. Në 1950 klubi u quajt Shkodra, ndërsa në 1951 mori emrin Puna Shkodër. Që nga viti 1958 e deri më sot në skenën e futbollit është i njohur nën emrin me të cilin u themelua, KS Vllaznia.
Vllaznia ka fituar: 9 herë titullin Kampion (1945, 1946, 1972, 1974, 1978, 1983, 1992, 1998, 2001); 8 herë fituese e Kupës së Shqipërisë: 1965, 1972, 1979, 1981, 1987, 2008, 2020-2021, 2023-2023; 2 herë fituese e Superkupës: 1998 dhe 2001.
Aktualisht Vllaznia udhëheq e vetme kategorinë Superiore, duke qenë pretendetja kryesore për fitimin e titullit kampion, që do të ishte i dhjeti në historinë e klubit.





