Kuvendi i vitit 1703 shënoi një moment kyç në ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, e njëkohësisht e rikonfirmoi Lezhën si simbol qëndrese, uniteti dhe vlerash.

Kuvendi i Arbrit u mbajt 323 vjet më parë me kërkesë të Papa Klementit XI Albani, papë me origjinë shqiptare. Mes vendimeve që u miratuan nga ky kuvend  ishte edhe hapja e shkollave dhe organizimi i botimeve në gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan përgjatë shekujve të XVIII dhe XIX.

Kisha e Shën Gjon Pagëzorit në Mërqi pati degraduar dhe me ardhjen e demokracisë, meshtarëve iu desh të merreshin edhe me rimëkëmbjen e këtij objekti kulti. Restaurimi u bë në vitin 1996, nën mbikëqyrjen e famullitarit të atëhershëm dom Dodë Gjergji