Sipas të dhënave zyrtare, objektivi i institucionit është që 96 për qind e territorit të vendit të përfundojë regjistrimin fillestar brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti, ndërsa synohet që procesi të mbyllet plotësisht brenda vitit 2027.
Kadastra Shqiptare thekson se ky proces është thelbësor për garantimin e sigurisë juridike të pronës, rritjen e qartësisë për qytetarët dhe ndërtimin e një kadastre plotësisht funksionale dhe të digjitalizuar, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe interesit publik.
Në këtë kuadër, institucioni po punon çdo ditë për të përmbushur standardet e transparencës, përgjegjshmërisë dhe një ritmi të qëndrueshëm pune, duke siguruar përparim të vazhdueshëm të reformës kadastrale.
Procesi i regjistrimit fillestar dhe masat informuese që e shoqërojnë atë po realizohen me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës, në kuadër të forcimit të shtetit të së drejtës dhe përmirësimit të shërbimeve publike në Shqipëri.





