“Zéno Bianu, i lindur më 28 korrik 1950, në Paris nga një nënë franceze dhe një baba rumun, që ishte refugjat politik, vdiq në Paris”, deklaroi shtëpia botuese franceze, pa dhënë shkakun e vdekjes.

“Poet, dramaturg, orientalist, përkthyes, Zéno Bianu ishte një nga nënshkruesit e ‘Manifestos Elektrik’ që tronditi botën e poezisë në vitet 1970”, tha “Gallimard”.

“Tekstet e tij të gjalla rezonuan menjëherë me figurat ekstreme të artit, siç janë Antonin Artaud, Yves Klein, Chet Baker dhe Pier Paolo Pasolini”, shtoi botuesi.

Festivali Ndërkombëtar Letrar “Etonnants Voyageurs” në Saint-Malo, Francën perëndimore, e paraqiti atë si “një nga poetët e mëdhenj bashkëkohorë që shkruajnë në frëngjisht”.

Veprat e tij përfshijnë rreth 50 libra, përfshirë koleksionet “Infiniment proche” dhe “Pierrot solaire” si dhe antologji të tilla si “Petit éloge du bleu”