Departamenti Amerikan i Shtetit tha se, ndërsa kontributet vjetore të SHBA-së në programet humanitare të OKB-së ishin rritur ndjeshëm vitet e fundit – duke arritur në 8-10 miliardë dollarë në vit – shumë organe të OKB-së kishin braktisur misionin e tyre të promovimit të paqes dhe sigurisë globale.
Departamenti foli për ideologji radikale sociale, që vepron për të minuar interesat dhe vlerat amerikane, dhe për të minuar paqen, sovranitetin dhe prosperitetin e përbashkët.
Zëvendëssekretari i Trump për Ndihmën e Jashtme, Jeremy Lewin, tha se marrëveshja e nënshkruar e zhvendoste financimin e SHBA-së në mekanizma financimi të përcaktuara qartë, të përgjegjshme, efikase dhe me përparësi të lartë – për të siguruar që çdo dollar i taksapaguesit – i shpenzuar për ndihmë humanitare – të avanconte interesat kombëtare amerikane.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se marrëveshja reformonte rrënjësisht mënyrën se si SHBA-ja – programon, financon dhe mbikëqyr punën humanitare të administruar nga OKB-ja – duke siguruar që të shpëtoheshin më shumë jetë.
SHBA-ja kanë qenë për vite me radhë ofruesja më e madhe e ndihmës humanitare në botë, por që kur Trump u rikthye në detyrë në janar, ka shkurtuar miliarda dollarë ndihmë të huaj, duke përfshirë edhe mbylljen e agjencisë ndërkombëtare të zhvillimit USAID





