Pjesa e parë e ditës; do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës; më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Veriore dhe Verilindore; megjithatë nuk priten reshje; Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin në të gjithë republikën e Kosovës, largim të vranësirave nga i gjithë territori i Kosovës duke ri-kthyer motin e kthjellët Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Mitrovicës deri në 14°C vlera maksimale në rang vendi; Era do të fryjë e lehte dhe mesatare; me shpejtesi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.



