Gjatë studimit, aplikimi i të ftohtit në zonën anësore të qafës, uli ritmin e zemrës dhe intensitetin e dhimbjes gjatë vendosjes së një kanjule intravenoze, duke sugjeruar se ftohja mund të aktivizojë nervin vagus.

Megjithatë, studimi nuk ishte projektuar për të testuar trajtimin e ankthit.

Nga ana tjetër, kërkimet mbi stimulimin e nervit vagus, përmes pajisjeve elektrike joinvazive kanë treguar rezultate premtuese në reduktimin e simptomave të ankthit, por këto metoda janë të ndryshme nga vendosja e akullit në qafë dhe kërkojnë më shumë prova shkencore.

Specialistët theksojnë se vendosja e akullit në qafë, mund të përdoret vetëm si një teknikë e shpejtë, që ndihmon për të larguar vëmendjen nga mendimet ankthioze dhe për të rikthyer përqendrimin te ndjesitë fizike.

Ajo nuk konsiderohet trajtim i mirëfilltë për çrregullimet e ankthit dhe nuk zëvendëson psikoterapinë apo trajtimin mjekësor kur simptomat janë të vazhdueshme.

Ekspertët rekomandojnë që kjo teknikë të shoqërohet me metoda të tjera të provuara, si frymëmarrja e thellë, ushtrimet e ndërgjegjësimit dhe këshillimi psikologjik, nëse ankthi vazhdon ose ndikon në jetën e përditshme.