Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTFestivali “PrizrenFest”, Shqipëria përfaqësohet me teatrin e Durrësit

Festivali “PrizrenFest”, Shqipëria përfaqësohet me teatrin e Durrësit

Nis “PrizrenFest”, festivali i parë ndërkombëtar i teatrit në ambient të hapur, në Kosovë. “PrizrenFest” do të sjellë trupa të teatrove të ndryshme ndërkombëtare, deri në datën 4 gusht. Pjesëmarrësit do të jenë nga Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Turqia, Italia, Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Franca. Festivali ndërkombëtar i Teatrit “PrizrenFest”, me një program të veçantë, do të mbahet në vendet më të bukura të trashëgimisë së Prizrenit si: Kino Lumbardhi, Kalaja e Prizrenit, Lidhja e Prizrenit, Kino Plato dhe Sheshi i lidhjes së Prizrenit.

Natën e parë nisi në KINO LUMBARDHI. Nën brohoritjet dhe duartrokitjet e gjata të publikut u prezantua Teatri Kombëtar i Sarajevës me shfaqjen “To nikad nigdje nije bilo”(kjo kurrë e askund s’ka ndodh) nga regjisori i njohur Dino Mustafic. Me këtë shfaqje, Teatri Kombëtar i Sarajevës, kremton 100-vjetorin e ekzistencës së tij dhe kujton shumë nga ditët e tij të lumtura dhe jo të lumtura, njerëzit dhe fatet e panumërta që e shënuan gjatë gjithë asaj kohe.

Dhe kujton atë që kurrë, askund, nuk ndodhi. Në këtë event artistik, Shqipëria do të përfaqësohet nga teatri i Durrësit “Aleksandër Moisiu”, me një ndër komeditë më të bukura të Shekspirit, përshtatur dhe vënë në skenë nga Driada Dervishi. Trupa e teatrit të Durrësit, do të performojë në datën 4 gusht, në orën 21:00 në sheshin e Lidhjes së Prizrenit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ