Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKëngëtarja e famshme greke tre koncerte në Shqipëri

Këngëtarja e famshme greke tre koncerte në Shqipëri

Këngëtarja e famshme greke dhe shumë e dashur edhe për publikun shqiptar, Glykeria vjen për të zhvilluar tre koncerte të mrekullueshme në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada greke në Tiranë, e cila njofton se koncertet do të mbahen në Pogradec, Vlorë dhe në Dervician të Dropullit. Publiku i këtyre qyteteve do të ketë mundësinë të shijojë performancën unike të këngëtares greke me famë botërore. Java e parë e gushtit do të jetë e mbushur me meloditë që do të interpretojë Glykeria, e shoqëruar nga banda e saj, duke ofruar kështu një eksperiencë muzikore profesionale të nivelit ndërkombëtar. Koncertet e Glykerias janë gjithmonë një eksperiencë unike, një udhëtim nëpër muzikën greke, një mundësi për festë, thuhet në njoftimin e Ambasadës greke e cila i fton të gjithë artdashësit ta shijojnë këtë eksperiencë unike. Koncertet do të zhvillohen ditën e martë, 2 gusht, në Pogradec, të mërkurën në Vlorë dhe i fundit, të enjten, në Dervician. Koncertet mbështeten nga bashkitë e Pogradecit, Vlorës e Dropullit si dhe nga Ambasada greke në Tiranë.https://ata.gov.al/2022/08/01/kengetarja-e-famshme-greke-tre-koncerte-ne-shqiperi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ