Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTAudioguidat rrisin numrin e vizitorëve tek “Onufri” në Berat

Audioguidat rrisin numrin e vizitorëve tek “Onufri” në Berat

Prej 3 vitesh për vizitorët në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri” në Berat është vënë në shërbim audioguida, një alternativë e re dhe inovative. Të gjithë vizitorët e muzeut me anë të audioguidës kanë mundësi të bëjnë një udhëtim vetjak në historinë e ikonave dhe mjeshtërve ikonografëve më të njohur të Shqipërisë, si dhe të njihen me rëndësinë e kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, ku ndodhet dhe muzeu. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau sot në rrjetet sociale momente nga vizita e turistëve të huaj në muzen “Onufri”, të cilëve iu është ofruar shërbimi i audioguidës. “Audioguidat, një shërbim që po rrit dita-ditës numrin e vizitorëve në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri” në Berat”, u shpreh Margariti. Sistemi audioguidë përfshin 40 rubrika, ku jepen informacione për Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” për ikonat dhe artefakte të mjeshtërve që i realizuan këto thesare. Ky informacion vjen përmes një rrëfimi të studiuar për ta bërë vizitën sa më të pëlqyeshme e të thjeshtë, duke i dhënë dhe liri vizitorëve të fokusohen në ikonat e dëshiruara. M

uzeu Kombëtar Onufri është përshtatur në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, në kalanë e Beratit, që prej 27 shkurtit të vitit 1986. Katedralja është e rindërtuar në vitin 1797 dhe është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pasbizantine në qytetin e Beratit. Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga një fond prej mëse 1500 objektesh, pjesë e fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë dhe të qytetit të Beratit, ku 106 objekte janë ikona dhe 67 janë objekte liturgjike. Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë shqiptarë, që u përkasin shekujve XIV – XX: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku dhe Çetirët (Gjergji, Johani, Naumi, Nikolla dhe Gjergji i riu), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë. Gdhendjet në dru të katedrales janë realizuar nga mjeshtrat Naum Ngjela nga Lavdari i Oparit dhe mjeshtër Stefan Barka nga Misrasi i Oparit në shekullin e XIX.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments