Sipas njoftimit të ASHK-së, në këto pallate janë afërsisht rreth 3 mijë njësi (apartamente, dyqane, garazhe e ambiente të tjera), të cilat më në fund do të jenë pjesë e qarkullimit civil dhe pronarët e tyre mund t’i shesin, dhurojnë, trashëgojnë apo t’i përdorin si garanci për kredi hipotekore pranë bankave të nivelit të dytë.
AKSH cilëson se përmes drejtorive vendore, po vijohet me procesin e legalizimit për banorët e pallateve për të cilat ndërtuesi nuk ka përfunduar procedurën brenda afateve të përcaktuara.
“Përzgjedhja e një përfaqësuesi dhe bashkëpunimi i ngushtë me banorët për evidentimin faktik dhe depozitimin e dokumentacionit është thelbësor për një proces të drejtë, të sigurt dhe transparent”, thuhet në njoftim.
Sipas Kadastrës, ky proces synon të formalizojë pronësinë mbi ndërtimet e vjetra dhe të përmirësojë sigurinë juridike të qytetarëve mbi banesat e tyre.





