Tatimet, të ardhurat u rritën me 13,1% në tetor

0
3

Administrata Tatimore vijon trendin pozitiv të mbledhjes së të ardhurave, si në krahasimin mujor, ashtu edhe në atë vjetor.

Tatimet bëjnë me dije se për periudhën tetor 2025 janë mbledhur 37,9 miliardë lekë, 13,1% më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Administrata Tatimore njofton se edhe gjatë 10-mujorit të këtij viti, krahasuar me 10-mujorin e vitit të kaluar, reflektohen 379 miliardë lekë të ardhura, rreth 12,1% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Tatimet theksojnë se “rezultatet janë dëshmi e përpjekjeve të vazhdueshme të Administratës Tatimore për rritjen e performancës tatimore, luftën kundër informalitetit dhe forcimin e administrimit fiskal në të gjitha sektorët e ekonomisë”.