Një motoçikletë e nënshkruar nga Papa Leone XIV është shitur në ankand për 130 mijë euro, pa përfshirë tarifat dhe taksat.

Sipas shtëpisë së ankandit “RM Sotheby’s”, Papa Leone e nënshkroi motoçikletën në shtator, në Vatikan.

Fotot në faqen zyrtare të ankandit e tregojnë Atin e Shenjtë të ulur mbi motoçikletë dhe me një helmetë të përshtatur me të.

Një grup motoristësh të quajtur “Jesus Bikers” udhëtuan me motoçikletën e nënshkruar nga “papamobili”, për tre ditë nga qyteti i vogël gjerman Schaafheim, afër Frankfurtit, deri në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë.

Modeli  tip “BMW R 18 Transcontinental” nisi ankandin me çmimin fillestar prej 30 mijë eurosh, por vlera u rrit shpejt.

Sipas faqes së “RM Sotheby’s, të ardhurat nga shitja do t’i dhurohen Shoqatave Papnore të Misioneve në Austri, për të ndihmuar fëmijët në Madagaskar.

Blerësi do të paguajë më shumë se çmimi përfundimtar, pasi shtëpia e ankandit njoftoi se aplikohet një tarifë shtesë prej 20%, si dhe 19% TVSH mbi këtë tarifë.