Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTMbi 600 garues nga 37 vende në maratonën “Enkelana”

Mbi 600 garues nga 37 vende në maratonën “Enkelana”

Më shumë se 600 garues nga 37 vende të botës, morën pjesë në maratonën e “Enkelanës”, që u zhvillua të shtunën në qytetin e Pogradecit. Ky aktivitet i rëndësishëm sportiv krijoi emocione të forta falë organizimit për herë të parë në këtë qytet, ndërsa ndikim më të madh dha në promovimin e potencialit turistik. Vrapuesit ishin ndarë në dy disiplina: 21 km (Lin-Pogradec) dhe 10 km (Pogradec-Tushemisht), ndërsa garat ishin për meshkuj dhe femra. Në garën më të gjatë, 21 kilometra, fitues u shpallën Diron Memushaj dhe Biljana Kiradjeva. Ndërsa në disiplinën 10 kilometra shiritin të parët e prenë Gresa Bakraci dhe Albion Ymeri. “Më pëlqen që ky aktivitet të kthehet në një traditë të vazhdueshme sepse i sjell impuls ekonomisë, por jo vetëm kaq sepse promovon zonën nëpërmjet vizitorëve të huaj sepse do jenë lajmësit më të mirë për atë që përfaqëson Shqipëria, qarku, Pogradeci dhe njerëzit”, deklaroi Nertil Jole, prefekti i Pogradecit. Maratona e “Enkelanës” në Pogradec ka për qëllim të kthehet në traditë për qytetin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments