Saturday, April 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTLundrimi me kanoe mbi Bunë në Shkodër

Lundrimi me kanoe mbi Bunë në Shkodër

Lundrimi me kanoe përgjatë lumit Bunë po preferohet gjithnjë e më shumë nga turistët shqiptarë dhe ata të huaj. Gjatë lundrimit turistët eksplorojnë natyrën në të dy anët e lumit bashkë dhe me biodiversitetin e rrallë të kësaj zone. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga lundrimi i turistëve me kanoe në lumin Buna. “Mirëmëngjes dhe me këto pamje spektakolare mbi lumin Bunë në Shkodër, ju uroj një fundjavë të mbarë”, tha Rama. Ky turizëm i aventurës ka gjetur edhe mbështetjen e mjaft projekteve dhe shoqatave në mbrojtje të turizmit, të cilat në bashkëpunim me guidat dhe tur operatorët e zonës po bëjnë maksimumin për të tërhequr sa më shumë turistë. Tashmë Shkodrës me bukuri të shumta natyrore dhe historike i është shtuar dhe lundrimi me kanoe, ky lloj i ri i turizmit të aventurës që pa dyshim do të jetë një trend në rritje vit pas viti. Në lundrimin me kanoe në lumin Buna mund të kundrosh shpendët të cilët ndodhen anës lumit, në kallamishte ka disa lloje: çafkën e vogël të bardhë (Egretta garzetta); pula e ujit (Gallinula chloropus); kllinza e zallit (Tringa glareola) apo shumë baltakë të tjerë që mund të vrojtohen lehtësisht me sy ose me mjete optike teleskop apo dylbi.https://ata.gov.al/2022/07/30/lundrimi-me-kanoe-mbi-lumin-bune-ne-shkoder/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ