Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ART“Nata shkodrane” në Tetovë

“Nata shkodrane” në Tetovë

Komuna e Tetovës ka organizuar netët festive të “Verës Tetovare”, nën moton “Të festojmë në vendlindje”. Mbrëmë ka qenë radha e “Natës Shkodrane” e cila është mirëpritur nga publiku tetovar. “Mikpritja që tetovarët i rezervuan Ansamblit të Qendrës Kulturore “Pjetër Gaci”, OJQ Korit “Nexhmije Pagarusha” si dhe artistit Mirush Kabashi, do të mbahet mend gjatë”, njoftoi bashkia Shkodër, në rrjetet sociale. Koncerti u zhvillua në sheshin “Iliria” të Tetovës. Komuna e Tetovës zgjodhi këtë mbrëmje artistike, për t’i akorduar “Çelësin e ardhmërisë”, kryetarit të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia. Çelësi është vepër e artistit Adem Bajrami. Simboli i këtij qyteti është konceptuar për të mbyllur të kaluarën me aq shumë peripeci dhe për të hapur portat e së ardhmes.

Më herët mes bashkisë Shkodër dhe komunës së Tetovës u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi, në fushën social- ekonomike, turizmit, mjedisit, trashëgimisë kulturore dhe sportit. Bashkia Shkodër njoftoi se do të zgjerojë bashkëpunimet me komunat, në të gjithë rajonin, si dhe më gjerë, duke synuar krijimin e mundësive të reja që i shërbejnë zbatimit të projekteve ambicioze në të gjitha sektorët.https://ata.gov.al/2022/07/29/mirepritet-nata-shkodrane-ne-tetove/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments