“Triada e Trashëgimisë së Arbërit”, vë në pah disa nga monumentet kulturore dhe natyrore të anashkaluara, si Kisha Manastir në Rubik, Ura e Kurçajt dhe Kisha e Shën Ndout në Kepin e Rodonit, duke ndërthurur edukimin, turizmin e qëndrueshëm dhe ndërgjegjësimin mjedisor për të angazhuar të rinjtë dhe komunitetet lokale.
Kjo nismë mbështetet nga programi i granteve të EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian, zbatuar nga UNOPS, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.