Dhjetë produktet e para autoktone janë regjistruar si marka të mbrojtura pasi kanë kaluar procesin e verifikimit të përputhshmërisë për treguesit gjeografikë, emërtimin e origjinës dhe traditës, duke marrë kështu logon kombëtare dhe prezantimin e tyre në treg si “Specialitet Tradicional i Garantuar”.
Këto produkte janë tashmë të regjistruara në markën e cilësisë dhe dallohen përmes logove zyrtare të cilësinë në ambalazhin e tyre.
kspertët shprehen se, jo çdo produkt është thjesht ushqim. Disa mbartin kujtesën e vendit prej nga vijnë, traditën e prodhimit dhe lidhjen me tokën që i dha jetë.
Sipas tyre, për këtë arsye ekzistojnë skemat evropiane të cilësisë: Specialitet Tradicional i Garantuar (STG); Emërtim i Mbrojtur i Origjinës (EOM); Tregues Gjeografik i Mbrojtur (TGJM)
Skemat e cilësisë janë mekanizma që garantojnë dhe promovojnë produktet bujqësore dhe ushqimore me cilësi të veçantë, origjinë të qartë gjeografike dhe metoda tradicionale prodhimi.
Këto cilësi janë më shumë se një logo. Janë dëshmi e autenticitetit, përkujdesjes dhe krenarisë që qëndron pas çdo produkti të regjistruar.
Kështu përshembull Parmigiano Reggiano; Aceto Balcamico di Modena, janë dy shembujt më të njohur në botë të produkteve që dallojnë për cilësinë, traditën dhe shijen e tyre unike. Ndërsa logo “Specialitet Tradicional i Garantuar” tashmë gjendet në etiketën e mjaltit të Bedunicës, djathit të ziem, djathit të dhisë nga Bjeshkët e Runjës, Flisë së Kukësit, etj.