Në kalanë e Argjirosë në Gjirokastër po vazhdojnë gërmimet arkeologjike dhe zbulimet e para përfshijnë gjurmë të një kulle të periudhës së antikitetit të vonë.Gjatë fazës përmbyllëse të gërmimeve arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, janë identifikuar mbetjet skeletore të një mashkulli, të pozicionuar brenda një muri të periudhës së antikitetit të vonë, së bashku me skeletin e një kali të zbuluar në afërsi.
Sipas arkeologëve struktura ku është kryer zbulimi i përket një faze më të hershme fortifikimi ndoshta e shek VI e.s , e cila më pas është dëmtuar dhe ripërdorur si bazament për ndërtimet mesjetare.
Edhe pse konkluzionet përfundimtare do të varen nga analizat e mëtejshme antropologjike dhe stratigrafike, vetë fakti që një individ , ndoshta luftëtar, dhe kali i tij janë gjetur në këtë pozicion, e pasuron mozaikun historik të zonës dhe nxit pyetje të reja mbi zakonet dhe praktikën funerale të kohës.
Gjetjet e këtij sezoni pritet të kontribuojnë në ndriçimin e kësaj periudhe të historisë.