Saturday, April 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTFestivali “ZA Fest” nga 28-30 korriku në Shkodër

Festivali “ZA Fest” nga 28-30 korriku në Shkodër

Edicioni i gjashtë i festivalit “ZA Fest”, që do të zhvillohet në Shkodër në 28-30 korrik do të mbledhë artistë nga Shqipëria, rajoni dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Drejtori artistik i “ZA Fest”, Vlashent Sata në prani të të Ngarkuarit me Punë të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Alexis Hupin dhe mbështetësve të tjerë të edicionit të sivjetshëm, prezantoi sot në Europe House programin e festivalit. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë shprehet se “jemi të lumtur që e mbështesim prej shumë vitesh këtë festival”. “Nga data 28 deri më 30 korrik, artistë nga Shqipëria, rajoni dhe vendet anëtare të BE-së do të performojnë në qytetin e bukur të Shkodrës.

Bashkohuni me ne dhe shijoni disa evente të mrekullueshme kulturore, shumë muzikë, kinema dhe aktivitete sportive në natyrë”, shprehet delegacioni i BE-së në Tiranë. Në natën e parë të festivalit në Shirokë do të performojnë artistët Jeton Neziraj, Erenik Beqiri, Arben Bajraktaraj dhe Linda Linda Rukaj. Në natën e dytë në kalanë e Rozafës do të performojnë Lylit, Elina Duni, Vlashent Sata, Amor Del Rey dhe natën e tretë po në kalanë e Rozafës do të interpretojnë Cristiana Verardo, Las Migas, Jericho, Bijat.https://ata.gov.al/2022/07/26/festivali-za-fest-nga-28-30-korriku-ne-shkoder-promovim-kultures-shqiptare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ