Në lotin 7 të aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII vijon me ritme të larta puna për ndërtimin e tij.

Segmenti i ri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë shtrihet përgjatë shtratit të lumit Shkumbin, me një gjerësi 22 metra, me 4 korsi.

Ndërtimi i këtij aksi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar kohën e udhëtimit si dhe duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.

Projekti shtrihet në një gjurmë tërësisht të re buzë lumit Shkumbin, duke i dhënë zgjidhje edhe një problematike që lidhet me mungesën e ndërhyrjeve ndër vite të sistemimit të shtratit të lumit Shkumbin dhe duke ndikuar drejtpërsëdrejti edhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së zonave përreth, të cilat do të lidhen me qendrat administrative dhe qendrat administrative kufitare, por edhe do të nxjerrë në pah fushëpamjen panoramike të zonës