Skema e Investimeve, mbështetje për rinovimin e teknologjisë dhe mekanikës bujqësore

0
1

Me mbështetjen nga Skema Kombëtare e Investimeve pranë Agejncisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) Zeqiri ka përfituar traktor dhe pajisje ndihmëse bujqësore, duke sjellë një ndryshim të dukshëm në ritmin e punës në fermë.

Sipas AZHBR-së Skema Kombeëare e Investimeve, është mbështetje konkrete për fermerët shqiptarë që duan të investojnë në modernizimin e aktiviteteve të tyre bujqësore.

Rreth 11,4 milionë lekë janë disbursuar deri tani për fermerët dhe bizneset agropërpunuese, nga skema e re e mbështetjes me grant për investime në sektorin e bujqësisë.

Në këtë skemë janë Janë 360 kërkesa të kualifikuara për subvencion, me një vlerë totale të kërkesës prej 1,2 miliardë lekë.