Bankat disbursuan 129,8 miliardë lekë kredi të re për ekonominë gjatë 4-mujorit të parë të vitit 2025, shifër kjo gati 11% më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, publikuar sot në raportin e bilancit të pagesave, rritja e kredisë për ekonominë është mbështetur nga individët që morën 43 miliardë lekë kredi, me rritje 26,4 % krahasuar me 4-mujorin e parë 2024.

Të dhënat zyrtare tregojnë se kredia e bizneseve private gjatë kësaj periudhe shënoi 83,3 miliardë lekë, me rritje 0,4 % me bazë vjetore.

Në fund të muajit prill 2025, totali i kredisë për ekonominë arriti në 872 miliardë lekë, me rritje 13,1% krahasuar me një vit më parë.